Kaloni te përmbajtja kryesore

Macron tha se Franca “do të mbetet e mobilizuar për të përmbushur nevojat e Ukrainës”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron diskutuan për mbështetjen humanitare dhe ushtarake gjatë një telefonate të enjten, sipas një deklarate nga qeveria franceze.
Sipas deklaratës, Macron tha se vendi i tij “do të mbetet i mobilizuar për të përmbushur nevojat e Ukrainës, duke përfshirë armët e rënda”.
Macron gjithashtu e pyeti Zelenskyn për nevojat e tij “përsa i përket pajisjeve ushtarake, mbështetjes politike, mbështetjes financiare dhe ndihmës humanitare”, shkruan CNN./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button