Qëndrueshmëria është superfuqia e grave të Ukrainës, tha Zonja e Parë

Sekreti i superfuqisë së grave ukrainase qëndron në qëndrueshmërinë e tyre, tha Olena Zelenska, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

Duke folur përmes videolidhjes në konferencën e Këshillit Evropian për Gratë në Konflikte më herët, zonja e parë ukrainase tha: Çdo jetë në vendin tonë është e prishur, çdo jetë është e ndarë në para dhe pas.

“Sigurisht që lufta jonë ka fytyrën e një gruaje sepse ka dy milionë më shumë gra se burra në Ukrainë. Por jam absolutisht e sigurt se gratë ukrainase nuk mund të quhen viktima, ne të gjithë kemi historitë tona të rezistencës. Shumica e mjekëve dhe infermierëve tanë janë gra, ata po luftojnë, po trajtojnë ata që janë të plagosur, ata kujdesen për gratë në lindje, ata janë mësuese, japin mësime nga strehimoret ose ndonjëherë nga jashtë.”, tha ajo.

Zelenska u shpreh se shumica e punonjësve socialë dhe nëpunësve civilë janë gra dhe po vazhdojnë të punojnë, ndërsa femrat vullnetare janë ende duke punuar në vijën e parë.

“Gjysma e sipërmarrësve të vendit janë gra, duke mbajtur ekonominë në këmbë”, tha Zelenska, dhe “nënat tona ukrainase arritën të kalonin mijëra kilometra për të shpëtuar fëmijët e tyre”./21Media

Back to top button