Macron zotohet ta ndihmojë Ukrainën edhe më tutje

Franca do të qëndrojë pranë Ukrainës deri në fitoren e saj, tha presidenti Emmanuel Macron në fjalimin e tij të Vitit të Ri.
Ndërsa mijëra njerëz festuan në Champs Elysees mbrëmë, Macron premtoi mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në një fjalim televiziv të Vitit të Ri.
“Gjatë vitit që vjen, ne do të jemi pandërprerë pranë jush. Ne do t’ju ndihmojmë deri në fitore dhe do të jemi së bashku për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Mbështetuni në Francën dhe mbështetuni në Evropë”, tha Macron./21Media

Back to top button