Zjarr në qendrën e të miturve në Itali, vdiq 17 vjeçari shqiptar

Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u hap zjarr në qendër për të mitur në Santa Caterina di Pasian di Prato të Italisë.
Nga zjarri, edhe dy persona tjerë mbetën të lënduar, një djalë 16-vjeçar ganez, i cili më pas u dërgua në qendrën e djegieve në Verona, në gjendje të rëndë, dhe një të rritur, një edukator, ai u dërgua në spitalin e Udines.
Ndërkaq, 17 vjeçari L.I u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit.
Të miturit e tjerë u zhvendosën në një objekt tjetër. Ata kanë arritur të shpëtojnë, siç dëshmojnë fqinjët, të cilët kanë parë flakët, përveç tymit të dendur.
L.I  kishte mbërritur në Trieste si i mitur i pashoqëruar në vitin 2020 dhe përshkruhet nga të gjithë njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë, i cili po punonte shumë./21Media

Back to top button