Madagaskari shkarkon ministrin për votën kundër Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Madagaskarit, Richard Randriamandrato, është shkarkuar për shkak të votimit në OKB për të dënuar “përpjekjet për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese të mërkurën e kaluar në favor të një rezolute që rikonfirmoi gjithashtu sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Madagaskari deri javën e kaluar ka abstenuar gjithmonë gjatë votimeve të ndryshme për rezolutat që lidhen me krizën në Ukrainë.
Dy zyrtarë të lartë në zyrën e presidentit të Madagaskarit, Andriy Rajoelina, i thanë Reuters se Randriamandrato është shkarkua pasi ishte një nga ata që votuan në mbështetje./21Media

Back to top button