Austria, Finlanda, Polonia e Italia në Evropianin e Hendbollit në Prishtinë

Austria, Finlanda, Britania e Madhe, Izraeli, Italia, Kosova, Letonia, Polonia e Sllovakia do të garojnë në Prishtinë, kështu ka bërë të ditur sot Federata e Hendbollit, me ç’rast, ka bërë të ditur se këto kombëtare do të ndahen në dy grupe, ndërsa shorti do të tërhiqet më vonë.
“Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të njërit kampionat në grupmoshën U19 te hendbollistet. Në Evropianin (Divizioni B ) që mbahet në Prishtinë prej 8 deri më 16 korrik do të jenë nëntë ekipe kombëtare. Disa janë prej vendeve me hendboll shumë të zhvilluar. Kështu që Evropiani në Prishtinë pritet të jetë i fortë dhe interesant.”, ka informuar FHK.
Ndërsa, sa i përket Kombëtares U17 (hendbollistet), Kosova do të garojë në Evropianin në Turqi. Kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë Austria, Bullgaria, Finlanda, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Polonia, Sllovakia e Turqia.
Është hera e parë që një Evropian i grupmoshave të reja do të mbahet në vendin tonë./21Media

Back to top button