Madonna së shpejti me përmbledhje këngësh remix

Madonna kohët e fundit u vlerësua artistja e parë që kryesoi në toplistën e këngëve Dance Club të Billboard për të 50-tën herë, duke u bërë kështu artistja e parë dhe e vetme me 50 hite në pozitën e parë në këtë toplistë.
Tani ajo këtë sukses po e shënon me dy përmbledhje këngësh, që i pagëzoi “Finally Enough Love: 50 Number Ones,” kolekson ky me 50 këngë dhe një version tjetër me 16 këngë, që e pagëzoi vetëm “Finally Enough Love.”
Këto koleksione shënojnë lansimin e parë të albumit, si pjesë të partneritetit në mes Madonnës dhe Warner Music Group, që përfshijnë një seri këngësh të lansuara gjatë karrierës së saj.
Përmbledhja me 50 këngë zgjatë 220 minuta. 20 këngë do të prezantohen për herë të parë në mënyrë digjitale.
Çdo remiks i saj është realizuar sërish për koleksionin e Mike Dean, i cili ka prodhuar albumet e fundit të Madonnës “Rebel Heart” dhe “Madame X”.
Koleksioni do të lansohet në mënyrë digjitale me 19 gusht, bashkë me versionin 3-CD dhe një edicion të limituar.
Versioni prej 16 këngësh “Finally Enough Love,” do të mundësohet me 24 qershor, me 1 CD.
Në një njoftim për Maddonën, vitin në vijim pritet të ketë më shumë befasi. Ato do të zbulohen për shënimin e 40 vjetorit të karrierës së saj në muzikë./21Media

Back to top button