Magdalena Andersson, kryeministrja e parë femër në Suedi

Magdalena Andersson është zgjedhur nga parlamenti i Suedisë si kryeministrja e parë femër e vendit, pasi zëvendësoi Stefan Lofven si kreun e socialdemokratëve të Qendrës së majtë.
Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më parë një grua si udhëheqëse kombëtare.
Andersson, e cila aktualisht është ministre e financave, nuk fitoi votat e mjaftueshme të mërkurën.
Megjithatë, ajo u zgjodh sepse sipas ligjit suedez asaj i nevojitej vetëm shumica e deputetëve për të mos votuar kundër saj.
Njëqind vjet pasi grave suedeze iu dha vota, liderja 54-vjeçare socialdemokrate u duartrokit në këmbë nga seksionet e parlamentit.
Zgjedhja e saj në krye të një qeverie të pakicës pasoi një marrëveshje të 11-të me partinë e majtë të opozitës, në këmbim të pensioneve më të larta për shumë suedezë. Ajo siguroi gjithashtu mbështetjen e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, si dhe të partisë së Qendrës./21Media

Back to top button