Protestojnë punëtorët teknik të spitaleve

Punëtorë e teknik të spitaleve kanë protestuar sot përball Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me mos marrjen e pagesës stimuluese të punës së tyre gjatë pandemisë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi, tha se sot për një orë nuk është punuar nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në vend, si shkak i grevës e cila sipas tij nuk dihet nëse do të zgjas në rast se prapë nuk do të ketë interes për të bashkëpunuar nga ana e Qeverisë.
Tutje ai tha se ata në vazhdimësi kanë kërkuar takim me dikasteret përgjegjëse por që nuk i janë përgjigjur.
E ndërkaq Sabri Ejupi përfaqësues i punëtorëve të sigurimit në QKUK po ashtu tha se ata në këtë kohë janë diskriminuar.
Pas këtij takimi ata ranë dakord që këto kërkesa ti administrohen Ministrit./21Media

 

Back to top button