Mahmut Ferati publikoi projektin “Motra për Vëllaun”

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Mahmut Ferati ka publikuar projektin e radhës. “Motra për Vëllaun” titullohet kënga e artistit, e cila është publikuar me videoklip.
Kjo këngë përmes paraqet gëzimin dhe dashurinë e motrës për vëllain.
Pas publikimit të projektit, Ferati ka theksuar se gjatë gjithë jetës ngado që ka qenë pjesë e gëzimeve familjare, me asgjë s’ka mundur t’a krahasojë dashurinë që ndjenë motra për vëllain. “Prandaj kjo më ka shtyrë që me shpirt e zemër t’ua përkushtoj këtë këngë, të gjitha motrave, ato që zbukurojnë dhe i japin sharm festave tona familjare!”, ka shkruar artisti në facebook.
Teksti i këngës “Motra për Vëllaun”  është shkruar nga Miaim Mezinin, për muzikën është përkujdesur Lulzim Sadiku, ndërkaq për orkestrimin, Al-Sound (Luli & Astriti)./21Media

Back to top button