Mahmut Ferati: Tetova ime, lutemi për ty!

Këngëtari i njohur nga Tetova, Mahmut Ferati ka reaguar pas tragjedisë së mbrëmshme në Tetovë, ku nga djegia e spitalit të moduluar Covid ka viktima dhe të lënduar.
Ferati e ka lutur Zotin që t’i ndihmojë të prekurit e të mëshirojë të vdekurit dhe ka ngushëlluar familjarët e të prekurve nga tragjedia.
“TETOVA IME! LUTEMI PËR TY! Ndihmoju o Zot të lënduarve dhe mëshirojë ata që humbën jetën nga kjo tragjedi që ndodhi në Tetovë! Ngushëllime të përzemërta gjthë familjarëve!”, ka shkruar këngëtari në facebook.
Deri tani, nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se janë 10 viktima dhe se numri mund të rritet. Por, asnjë informacion shtesë që pas mesnatës. Ndërsa, nga Mjekësia ligjore në Shkup për TV21 kanë bërë të ditur se nga Tetova janë dërguar 14 viktima./21Media

Back to top button