Maignan nuk dorëzohet, synon të jetë pjesë e Kampionatit Botëror

Portieri i Milanit, Mike Maignan, po punon fuqishëm për t’u përgatitur mjaftueshëm për Kupën e Botës, pavarësisht dëmtimit të tij të pësuar së fundmi.
27-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë pushimit të fundit për ndeshjet ndërkombëtar dhe ka mbetur jashtë fushës për gjashtë ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Trajneri Stefano Pioli së fundmi sugjeroi që Maignan do të ishte jashtë fushës deri në vitin 2023, por portieri me sa duket nuk mendon kështu.
Siç raportohet nga “L’Equipe”, Maignan po refuzon të heqë dorë nga shpresa dhe është i etur t’i bashkohet skuadrës së Didier Deschamps për Kupën e Botës në Katar. Ai ka vendosur t’i nënshtrohet trajtimit nën stafin mjekësor të ekipit kombëtar dhe pritet të mbërrijë në Clairefontaine gjatë kësaj jave.
Që nga lëndimi i tij, Milani është detyruar të mbështetet te 36-vjeçari rezervë Ciprian Tatarusanu.

Back to top button