Makina del nga rruga dhe bie nga ura, lëndohet një person

Një person sonte ka marrë lëndime në afërsi të fshatit Turan në Korçë.
Shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, të cilin ishte duke e drejtuar, ka dalë nga rruga, duke rënë nga ura.
Shtetasi ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan oranews
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Back to top button