Ngjarjet e datës 27 tetor

09:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit      “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë: “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: Pesë çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit te projektligjit”. (Hotel “Sirius”)
11:15
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur, ku i ftuari i radhës do të jetë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
11:30
Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë)
12:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskutohet për zgjidhjen e statusit tё veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë diskuton gjendjen e projektligjeve në procedurë të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
13:15
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me Drejtorin Rajonal të Save the Children për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
16:30
KOK organizon aktivitetin “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

Back to top button