Malazezët nuk folën për demarkacionin!
Gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje!
Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim ministrit e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq. Pas këtij takimi asnjëri nga përfaqësuesit nuk pranuan të flasin rreth marrëveshjes së demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Thanë se në takim u bisedua thellimi marrëdhënieve Kosovë- Malit i Zi për bashkëpunim në procesin e integrimeve evropiane. /21Media