Mali i Zi premton mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në NATO (Video)

Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian, tha në Prishtinë Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Rasko Konjeviq. Homologu i tij Kosovar, Armend Mehaj, ndërkaq përsëriti synimin e Kosovës për anëtarësim sa më shpejtë në organizatat ndërkombëtare të sigurisë. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është ende në fazën e tranzicionit./21Media

Back to top button