Mali i Zi sekuestron mbi 1 ton kokainë me mbishkrimin “COVID”

Policia e Malit të Zi sekuestroi një ngarkesë prej mbi 1 ton kokainë dhe arrestoi dy persona.
Pakot me lëndë narkotike që kishin mbishkrime me fjalën COVID dhe kode të tjera u sekuestruan në një kontejner me banane. Autoritetet lejuan kalimin e ngarkesës dhe ndoqën lëvizjet e trafikantëve deri në një magazinë në fshatin Zet me qëllim kapjen e pritësve të lëndës narkotike.
Dy persona u arrestuan gjatë operacionit në rrethinat e Podgoricës.
Për shkak të këtij aksioni në të cilin u kap sasia më e madhe e drogës ndonjëherë në Mal të Zi, rrugët dhe bulevardi pranë Drejtorisë së Policisë u bllokuan mbrëmë.
Lidhur me kapjen e më shumë se një ton kokainë atje, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha në Twitter se Qeveria po bën atë që kishte premtuar dhe se Mali i Zi nuk do të ishte një vend krimi.

Back to top button