Mali i Zi shpall sanksione kundër Rusisë

Mali i Zi ka vendosur sanksione të papërcaktuara ndaj Rusisë, sipas një njoftimi të zëvendëskryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.
“[Qeveria malazeze] ka miratuar masa kufizuese në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.


Mali i Zi është një anëtar i NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE, por më parë ishte shfaqur hezitues për të vendosur sanksione, transmeton rtv21.tv.
Vendi tërheq një sasi të konsiderueshme investimesh dhe turizmi nga Rusia, dhe shumë rusë të pasur gjithashtu kanë prona ose  jahte atje.
Mali i Zi më herët kishte mbyllur hapësirën e tij ajrore për avionët rusë dhe të enjten dëboi katër diplomatë rusë për shkelje të normave diplomatike./21Media

Back to top button