Maliqi për fjalët e Gërvallës: Qeveri macesh dhe maçokësh

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka kontestuar të shtunën aftësinë e Bashkimit Evropian (BE) për të garantuar paqe pa mbështetjen nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjatë fjalimit të saj në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, që është organizuar në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Gërvalla i është referuar BE-së si “Tigër prej letre”.

Ky deklarim i Gërvallës ka ngjallur reagime të shumta.

Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por pyet se ku ka ironi më të madhe që një kritikë të tillë ta drejtojë një “qeveri macesh e maçokësh” që sillen si tigra në kurriz të NATO-s.

Analisti politik thotë se një vetëbesim i tillë është “vetëbesim i budallës” dhe sipas tij tregon mungesën e plotë të vetëdijes për imazhin e vet rrënuar në perëndim.

Back to top button