Mallorca e Muriqit e mposht Real Madridin

Mallorca e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 13-të, kur Nacho realizoi në portën e vet.
Fillimisht, ai u regjistrua si gol i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, por u ndryshua disa minuta më vonë.
“Los Blancos” pati mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e 59-të, por Asensio dështoi të shënonte nga penalltia.
Me këtë fitore, Mallorca tani shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të në tabelë.
Në anën tjetër, Real Madridi mbetet i dyti me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Back to top button