Mallorca mposhtet nga Cadizi, ndeshja e pestë pa gol për Muriqin

Skuadra e Cadizit e ka fituar ndeshjen hapëse të ditës së sotme të La Ligas, duke e mposhtur Mallorcan e Vedat Muriqit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Nuevo Mirandilla”, skuadra e Cadizit e ka mposhtur 2:0 Mallorcan.
Golat e fitores për nikoqirët i shënuan Theo Bongonda (minuta e 10’) dhe Alex Fernandez (minuta e 38’).
Me pikët e reja, Cadizi ngjitet në vendin e 15 në tabelë në kuotën e 19 pikëve, krahas Mallorcas që zë vendin e 10 në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.
Po ashtu, kjo ishte ndeshja e pestë me radhë që ylli kosovar, Vedat Muriqi nuk ka mundur ta gjejë golin për Mallorcan.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Cadizit.

Back to top button