"Albin hiqe krejt taksën, e lëre "gacën" në dorë të Serbisë"

“Albin hiqe krejt taksën, e lëre “gacën” në dorë të Serbisë”

I pari i Qeverisë, Albin Kurti, mbëmë në një konferencë për media tha se gjatë javës së ardhshme do të marrin vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars. Lidhur me këtë sot sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku deklaroi që kryeministri Kurti duhet ta largojë taksën dhe të marrë garancione nga Richard Grenell.

Maloku ndër të tjera u shpreh që Albini nuk duhet të inatoset me Amerikën.

“1. Albin! Meqë ke marr më sē shumti vota qytetare për postin e KM, ke mundësi që me sjelljet dhe me autoritetin tëndë në publik, të ndikosh nē mënyra shumë mē të sofistikuara nē bojkotimin e produkteve serbe. Nëse, e arrinë këtë taksa do avullohet vetëvetiu.

2. Sepse, kur e ke qytetarinë e senzibilizuar për peshën e bojkotit ndaj mallrave të Serbisë, ato vetëvetiu do të myken dhe do të hidhen në mbeturina. Serbia, kur ta kuptoj që mallrat e saja s’po i shiten më në Kosovë, sikurse para vënies së takses, vetëvetiu do e ndryshoj sjelljen ndaj neve dhe partnerëve tanë.

3. Ne edhe ashtu si qytetar, për gjithë kēta muaj tē taksimit ndaj mallrave serbe, kemi mësu tē “mbijetojmē” pa plazma keksa e Serbisë. Na e lë nē dorë neve qytetarëve punën (morale) e taksës, e

Ti ec e mos u inatos me Administratën aktuale amerikane. Se administratat shkojnë e vijnē, e interesi ynë me Amerikën duhet të vazhdojë tē kultivohet, deri në faktorizimin tonë në Ballkan. Andaj, Albin hiqe krejt taksën, e lëre “gacën” në dorē të Serbisë!”, shkroi Maloku.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell mbrëmë reagoi pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do ta heqë pjesërisht taksën që nga 15 marsi. Grenell përmes një shkrimi në Twitter u shpreh se Kurti po bën gabim serioz./21Media