Maluma për figurën e tij prej dylli: Është kopje e imja

Maluma është artisti i fundit që është bërë me figurë prej dylli në Madame Tussauds, e cila u zbulua në vendlindjen e tij Medellín, Kolumbi.
Kopja në përmasa reale e vetë “Pretty Boy” shënon lëshimin e parë në Amerikën e Jugut në historinë e muzeut të dyllit.
I veshur me një nga veshjet e tij të njohura – një xhaketë të bardhë me dy krahë Versace e shoqëruar me këpucë të zeza Bottega Veneta – figura e dyllit përkon me koncertin e Maluma-s, Medallo en el Mapa, që do të zhvillohet më 30 prill në stadiumin Atanasio Girardot.
“Puna që krijoi i gjithë ekipi në Madame Tussauds është joreale. Figura është një kopje e vërtetë e imja dhe jam i nderuar që ata të sjellin një pjesë nga unë për fansat e mi përpara koncertit tim. Gjatë gjithë karrierës sime, kam punuar shumë për të ndarë me botën se Medellin, Kolumbi, është art, kulturë, muzikë dhe shumë më tepër. Jam i emocionuar të vazhdoj të përfaqësoj rrënjët e mia globalisht. I jam mirënjohës të dy muzeve për bashkëpunimin dhe për ta bërë atë një moment historik ku një figurë dylli shfaqet në Kolumbi dhe Amerikën e Jugut për herë të parë”, është shprehur Maluma.


Maluma së fundmi ka mbajtur një koncert edhe në Tiranë, në kuadër të turneut të tij, ku ndezi skenën me këngët e tij.
Një koncert i shumëpritur nga shqiptarët atje./21Media

Back to top button