Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar

Gjatë ditës së djeshme Emisari Gabriel Escobar dhe Ambasadori Jeffrey Hovenier kanë shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit ka bërë të ditur se gjatë vizitës është diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe është shprehur mirënjohës ndaj Emisarit Escobar dhe Ambasadorit Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ipeshkvi Teodosije dhe igumeni i Deçanit A. Sava, mirëpritën Zëvendës Ndihmës Sekretarin z. Escobar. Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb i Kosovës. I jemi mirënjohës ZNS Escobar dhe Ambasadorit Hovenier për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm” shkruan Manastiri i Deçanit në “Facebook”.

Gjatë kësaj vizite Escobar përgëzoi Kurtin për vendimin që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kujojmë se të mërkurën Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit./21Media

Back to top button