Manastiri i Deçanit: Zgjidhja e problemit rreth pronësisë

Kërkohet që kjo çështje të mos negociohet në Bruksel
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, të cilin e kanë kundërshtuar fuqishëm autoritetet lokale në Deçan dhe Lidhja e Historianëve dega në Deçan. Kjo e fundit i ka bërë thirrje Kryeministrit Kurti që të mos e negociojë çështjen në nivel të dialogut në Bruksel, ndërkaq Kurti ka shfaqur shpresën  se “çështja mund të zgjidhet me dialog”. Një vit më parë Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kryeprokurorit zbatimin e vendimeve përmes ndërmarrjes së veprimeve ligjore./21Media
 

Back to top button