Gërvalla shkon në New York, do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.
Sipas një komunikate për media, Gërvalla është nisur për New York, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.
“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të martën, më 18 tetor, duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë)./21Media

Back to top button