Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës

 

Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime antiCOVID në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Sipas saj vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit.

Këtë javë në Shqipëri kanë mbërritur 11 mijë e 700 vaksina Pfizer dhe 40 mijë e 800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 899 mijë e 550 vaksina AntiCovid dhe sasi të tjera pritet të vijnë.

Back to top button