Një vendparkim shitet për 1.3 milionë dollarë në Hong Kong

 

Një vend për parkimin e makinës është shitur së fundmi për shifrën rekord prej 1.3 milionë dollarë në Hong Kong.

Hapësira është një nga disa pika të shitura në një rezidencë ultra-luksoze në zonën ‘The Peak’ të qytetit.

Rezidenca Mount Nicholson ka pamje nga porti Victoria Harbour i qytetit dhe mban disa nga banesat më të shtrenjta të kontinentit aziatik.

Hong Kong është një qytet shumë i mbi populluar, si për të jetuar ashtu dhe për të parkuar makinën, prandaj çmimet arrijne shifra marramendëse.

Qendra globale financiare shfaqet shpesh ne listat e vendeve më të shtrenjta për të jetuar.

Edhe rekordi i mëparshëm për çmimin e një vendi parkimi ishte regjistruar gjithashtu në Hong Kong, i shitur për 980 mijë dollarë në vitin 2019, sipas agjencisë Bloomberg.

Ashti si shumë qendra të tjera botërore, Hong Kong ka krijuar një treg mjaft spekulativ për pronat e patundshme. Muajt e fundit një shtëpi në zonën ekskluzive Peak, ishte dhënë me qera për 210 mijë dollarë në muaj.

Back to top button