Manchester City-Arsenal, formacionet e mundshme

Profesori do të takohet sot me nxënësin në stadiumin ”Etihad”, ku Manchester City e pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit në kuadër të xhiros së tretë të sezonit 2021/22 të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat rikthehen nga dy fitore të thella në ndeshjet e fundit, ku City e mposhti me rezultat 5:0 skuadrën e Norwich, ndërsa Arsenali e shkatërroi me rezultat 6:0 West Bromwich në Kupën EFL.
Sa i përket Premier Ligës angleze, Arsenali ende nuk e ka gjetur fitoren, ku deri tani ka regjistruar dy humbje duke mos arkëtuar asnjë pikë të vetme në pozitën e 19.
Në anën tjetër, Manchester City pas dy xhirove ka regjistruar një fitore dhe një humbje, duke arkëtuar kështu tre pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e nëntë në renditjen tabelare.
Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku për Pep Guardiola do të mungojnë De Bruyne, Delap, Foden dhe Mendy, kurse për skuadrën e Mikel Artetas nuk do të paraqiten Nketiah, Thomas Partey dhe Ben White.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, Grealish; Mahrez, Jesus, Sterling
Arsenal (4-2-3-1): Leno; Cedric, Holding, Mari, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang
13:30 Manchester City – Arsenal (Stadiumi Etihad)

Back to top button