Kaloni te përmbajtja kryesore

Manchester United i siguron shërbimet e Lisandro Martinez

Lisandro Martinez është blerja më e re e gjigantit anglez Manchester United në këtë afat kalimtar.
Qendërmbrojtësi Martinez zbarkon në “Old Trafford” pas marrëveshjes me “Djajve të Kuq” dhe skuadrës holandeze Ajax.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
Vetëm pak ditë më parë, United zyrtarizoi edhe blerjen e mesfushorit danez, Christian Eriksen nga Brentfordi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button