Mancini e provon në stërvitje këtë formacion para ndeshjes me Belgjikën

 
Kombëtarja e Italisë do të përballet me atë të Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 dhe trajneri Roberto Mancini është duke e përgatitur me detaje këtë sfidë.
Sipas “Sky Sport Italia”, në seancën e sotme stërvitore është provuar formacioni që e mundi Austrinë, me përjashtimin e vetëm që Chiesa u pa në vend të Berardit.
Kjo nuk është krejt e habitshme, duke marrë parasysh që anësori i Juventusit hyri nga pankina për të shënuar shënuar golin e epërsisë në kohën shtesë, para se zëvendësuesi tjetër Pessina ta shënonte edhe një gol tjetër.
Chiesa ka bërë presion për një vend titullari që nga fillimi i Euro 2020 dhe tani duket se ka më shumë gjasa të fillojë kundër nga minuta e parë kundër Belgjikës.
Vendimet e tjera të mëdha që duhet të merren janë në mesfushë, ku ose Marco Verratti ose Nicolò Barella mund të ulen në pankinë për t’i bërë vend Manuel Locatellit ose Matteo Pessinas.
Ky mund të jetë formacioni startues i Italisë kundër Belgjikës, ndeshje kjo e cila zhvillohet të premten me fillim nga ora 21:00:
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Back to top button