Mandl thotë se aplikimi i Kosovës në BE është hap i rëndësishëm dhe në kohën e duhur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova e ka bërë në kohën e duhur. Ai ka thënë se BE-ja duhet të tregojë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
“Me aplikimin për anëtarësim në BE, Republika e #Kosovës po bën një hap të rëndësishëm në kohën e duhur. Le të punojmë për të hapur rrugën drejt BE-së. Unë kam besim se do të shkojë para”, ka shkruar Mandl në Twitter.
“Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e Bashkimit Evropian, procedura e vjetër e anëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Mandl.
Eurodeputeti Mandl ka shtuar se Kosova i përket Evropës, ndërsa qytetarët e saj i jetojnë vlerat e BE-së.
“Më së voni deri në këtë vit, duhet të jetë e qartë se çdo taktike dhe strategjie së pari duhet t’i paraprijnë vizionet. Të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses të ndjekin frymën vizionare dhe t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë ai.

Back to top button