Manjati i teknologjisë i cili mundohet të kthejë rininë përmes një programi

Amerikani Bryan Johnson shpenzon deri në 2 milionë dollarë në vit për një çështje, që sipas tij dhe të tjerëve është shumë me rëndësi në jetë. Ai mundohet të ndalojë procesin e plakjes dhe të kthehet në kohë, e këtë e bën përmes një programi.

Johnson i cili është manjat i teknologjisë, ka shpikur një makinë speciale të cilën e shfrytëzon për këtë. Ai falë saj arrin që për 30 minuta të bëjë deri në 20 mijë ushtrime me ulje e ngritje të trupit.

Ky zhvillues i këtij softuri e ka pranuar se në vit shpenzon 2 milionë dollarë për të rikthyer rininë e tij. Ai ka thënë se falë tij tani ka zemrën e një 37 vjeçari, lëkurën e një 28 vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive sa të një 18 vjeçari.

Johnson rutinën e tij ditore e dëshmon edhe online, ku shihet se në këtë projekt janë angazhuar 30 mjek dhe ekspertë të shëndetësisë, të cilët e përcjellin gjendjen e tij.

Qëllimi i Johnson me këtë program është që të arrijë t’i përtërijë të gjitha organet e tij trupore, përfshirë trurin, mëlqinë, veshkat, dhëmbët, lëkurën, flokët, dhe çdo gjë tjetër.

Kjo iniciativë u pagëzua Project Blueprint, dhe ajo kërkon që Johnson t’i nënshtrohet një diete strikte vegane, me 1,977 kalori në ditë, të ushtrojë fizikisht së paku një orë, dhe në mbrëmje të fle në orar të njëjtë.

Johnson çdo ditë zgjohet në orën pesë të mëngjesit, merr dy doza suplemente, ushtron fizikisht, pin lëng të gjelbër me keratinë dhe peptide kolagjeni, dhe lan dhëmbët. Ai i shplanë dhëmbët me një gel antioksidant.

Para se të fle, vë syze që bllokojnë dritën e kaltër, këtë për dy orë.

Ai vazhdimisht monitoron shenjat e tij jetësore ndërkaq një herë në muaj i nënshtrohet disa procedurave mjekësore për të dëshmuar për rezultatet e arritura.

Njëri prej mjekëve të Johnson është Oliver Zolman i cili ka treguar se Johson e ka angazhuar në këtë projekt vetëm për një qëllim, e ai është që të dëshmojë se qenia njerëzore mund të arrijë të ndalojë plakjen e organeve trupore, e madje të kthehet edhe në kohë. “Nuk ka njeri në botë që është 45 vjeçar e që kronologjikisht të ketë shëndetin e një 35 vjeçari”, ka thënë Zolman.

Nëse do t’ia dalin deri në fund me këtë projekt, si në mënyrë klinike ashtu edhe statistikore, do të thotë se me të do të kenë ndikim të madh, ku do të dëshmojnë se kjo është e mundur.

Johnson është themelues i Kernell, kompani kjo prodhuese e helmetave të cilat masin sinjalet e trurit dhe të cilat ndikojnë me intervenime në dhembje kronike. Me një fjalë, ato monitorojnë aktivitetin e trurit.

E sa i përket projektit për përtërirjen e organeve trupore, Blueprint, edhe miliarderët Peter Thiel e Jeff Bezos kanë investuar shuma të mëdha parash në kompani fillestare të cilat janë munduar të dalin me një teknologji e cila ua mundëson njerëzve që të jetojnë me shëndet të mirë deri në 100 vjet e më shumë. Studime të tilla vazhdojnë.

Back to top button