Manuela Delilaj rënditet e 37-ta
Përfundoi garimin e saj ne Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” edhe qitësja e Shqipërisë, Manuela Delilaj.
Sportistja olimpike garoi në qitje 10 metra pistoletë me ajër në baterinë e parë.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë.
Gara e saj e radhës do të jetë më 29 korrik në 25m pistoletë precizion.