Parashikimi i motit në Kosovë

1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë celsius.

Sipas parashikimeve, indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, andaj IHMK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që këshillat e IKSHP-së të respektohen.

“Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.”, ka informuar IHMK./21Media