MAPL ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL) ka njoftuar se kjo ministri së bashku me donatorët kanë ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna.
Në njoftim bëhet e ditur se janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.
MAPL ka thënë se për hir të transparencës procedurat e prokurimit dhe realizimit të projekteve u janë besuar komunave.
“Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftimin e MAPL-së./21Media

Back to top button