Maqedonci flet për rrezikun që i kanoset Kosovës

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 ku foli për avancimin e Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s, tha se përkundër faktit që NATO-ja është e përkushtuar në sigurinë e Kosovës, shteti ynë vazhdon të kërcënohet nga Serbia pasi që ”3 nga 4 Brigadat e Ushtrisë serbe janë të vendosura në jug të territorit të Serbisë”.
“Dihet që kërcënimi kryesor për Kosovën mbetet Serbia pasi që përveç qasjes agresive me të gjithë fqinjët tjerë, Kosovën e mbanë ende si pjesë të saj gjë që pastaj prodhon konsekuenca siç ishte rasti i 24 shtatorit të vitit të kaluar i përgatitur nga Serbia për të kryes sulm terrorist në vendin tonë dhe po ashtu duke përfshirë prezencën ushtarake jo shumë larg kufijve të Kosovës pra vet kjo gjendje paraqet rrezik jo vetëm për Kosovën por për gjithë Ballkanin. Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë vijës kuftiare jugore me Kosovën, një në Rashkë, një në Nish, një në Vrajë dhe këto brigada kanë si tejzgjatje operacionale 28 baza të përparme ushtarake që jane në nje distance nga 300 metra deri në 5 km kufirit jugor përgjatë Kosovës pa përjashtuar 20 bazat e xhandarmërisë serbe, pra gjithë ky militarizim paraqet rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Maqedonci gjithashtu i tha RTV21 se institucionet e Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm më aleatët ndërkombëtar veçanërisht Ministria e Mbrojtjes./RTV21/21Media