Maqedonci i përgjigjet Vuçiqit: Kosova ka kapaictete për të mbrojtur integritetin territorial

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 tha se Kosova ka ndërtuar kapacitete për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, por asnjëherë për të cenuar sigurinë e një vendi tjetër.
“Duhet theksuar një fakt që në vitin 2022 , po presidenti Vuçiq pati deklaruar që Kosova nuk ka asnjë kapacitet ushtarak dhe Serbinë mund ta sulmojë vetëm me mushkonja. Kurse në vitin 2023 ka shfaqur shqetësime se Kosova po bëhet kërcënim për Serbinë dhe kjo normalisht pasi që ne kemi ndërtuar kapacitete jemi duke blerë sisteme të armatimit, por asnjëherë për të cenuar sigurinë dhe sovranitetin e ndonjë vendi, por gjithmonë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, tha Maqedonci./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?