Maqedonci për sistemin anti-tank: Jemi në pritje të ofertës nga ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se i gëzohet lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdohet me hapat tjerë.
Ai ka shkruar në Facebook, se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, ta realizojnë blerjen.
“Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka shkruar ai.