Osmani takohet me ambasadorin gjerman, flasin për zbatimin e rregullores së BQK-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të Presidencës, temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje.
Githashtu bëhet e ditur se në takim u fol edhe për vizitën e rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë”, thuhet në njoftim./21Media