Maqedoni, 2 viktima, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 175 të shëruar

 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 848 teste të realizuar për të dyshuar të prekur me Covid-19, 141 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Në Shkup-48, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Strugë-1, Manastir-7, Kavadarc-9, Gostivar-4, Gjevgjeli-1, Strumicë-4, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedoniski Brod-4, Berovë-1, Vinicë-7, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.

Inistituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 175 pacientë të shëruar. Në Shkup-37, Kumanovë-27, Shtip-56, Prilep-3, Tetovë-5, Manastir-1, Kavadarc-4, Gosivar-14, Gjegjeli-5, Radovish-2, Demir Hisar-1, Makedoniski Brod-1, Svti Nikollë-11, Kërçovë-7 dhe Renjë-1.

Betejën me virusin korona e kanë humbur dy pacientë. Një pacient nga Shkupi 88-vjeçar dhe një paciente nga Kërçova 80 vjeçe./TV21

Back to top button