Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 156 teste të realizuara, 87 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadarc-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1 dhe Kërçovë-3.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjiatruar 51 pacientë të shëruar. Në Shkup-35, Kumanovë-1, Shtip-4, Tetovë-1, Gostivar-1, Probishtip-2, Kratovë-1 dhe Sveti Nikollë-6.

Ndërkaq 5 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona. Tre pacientë nga Shkupi, një paciente nga Struga dhe një nga Berova./TV21