Tre të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

 

Në komunën e Malishevës janë shëruar edhe tre pacientë, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19. Rastet e regjistruara sot me COVID-19 janë nga këto vendbanime, një Malishevë, një Bubavec dhe një Llapçevë. Numri i rasteve aktive në komunën e Malishevës është 46.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot është kjo: Nga 178 raste të regjistruara me COVID-19, 119 janë shëruar, 46 janë raste aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe udhëzimet e organeve përgjegjëse shëndetësore në vend, për mbajtjen e maskave mbrojtëse kur dalin nga shtëpitë, për pastrim të shpeshtë të duarve, sidomos kur keni kontakt me të tjerët dhe në maksimumin e mundshëm të shmangni tubimet apo pjesëmarrjen në vende ku ka prani të shumtë të njerëzve, pasi kjo është e vetmja mënyrë e luftimit të këtij virusi./21Media

Back to top button