Kaloni te përmbajtja kryesore

Syla: Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë në FSK

 

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve UÇK-së nuk kanë kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës. Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Më tej Syla ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

“E papranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri. Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët. Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve. Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.”, ka shkruar Syla në Facebook./21Media

E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve…

Posted by Gazmend Syla on Sunday, August 16, 2020

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button