Maqedoni, mund të rikthehet ora policore në vjeshtë

 

Rikthim i masave restriktive gjegjësisht ora policore, mbyllja e objekteve hotelerike, ndalesë për tubime, në disa prej qyteteve ku numri i të infektuareve është më i lartë. Këtë e paralajmëroi  ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në prag të hyrjes në stinën e vjeshtës ku edhe gripet sezonale janë të pranishme.

“Sistemi shëndetësor përgatitet për skenare të këqija me shumë pacientë, por shpresoj se njerëzit do të vetëdijësohen dhe se do t’i respektojnë masat parandaluese dhe nuk do të kemi skenar të tillë. Kemi plan për restriksione plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë restriksione shtesë në rajonet ku ka paraqitje të një numri të madh të pacientëve ose është rrezik potencial”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është 87 prej 1156 teste të bëra. 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 51 persona janë shëruar.

Prej komunave të Shkupit Çairi ka 142 të infektuar, Gazi Baba 126, Aerodromi 124 dhe Karposhi 102, komunat tjera numrin e të infektuarve e kanë dyshifror.

Nga fillimi i epidemisë në Maqedoni janë diagnostikuar 12.739 persona me koronavirus, numri i pacientëve të shëruar është 9.174, numri i vdekjeve është 544, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.021./TV21

Back to top button