Maqedonia e brengosë BE-në

Edhe ambasada e Trump-it pret të sheh se çfarë do të ndodh me Maqedoninë

Euro ambasadori Samuel Zhbogar, edhe një herë porositi që BE-ja është seriozisht e brengosur për gjendjen në Maqedoni. Siç thotë ai, BE insiston për formim sa më të shpejtë të Qeverisë, me qëllim të plotësohen reformat e domosdoshme. Ai tha që vizita e Tusk, e cila do të realizohet javën e ardhshme, paraqet sinjal që bashkësia ndërkombëtare kërkon zgjidhje pozitive të krizës.

“Shpresoj se institucionet siç janë Qeveria dhe Kuvendi së shpejti të formohen dhe do të koncentrohen për zbatimin e reformave dhe punëve të tjera të rëndësishme rreth zhvillimit të shtetit. Ne me padurim dhe me vëmendje po e përcjellim situatën, e posaçërisht informatat të cilat vijnë nga sektori i biznesit, i cili tregon që zhvillimi ekonomik po ngadalësohet, që investitorët e huaj dhe administrata e Trump-it presin të shohin se çfarë do të ndodh me Maqedoninë”, tha Zhbogar.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, thotë që është gjë e mirë që në qendër të vëmendjes së bisedave politike është sundimi i së drejtës. Sipas tij, drejtësia selektive e dëmton reputacionin e Maqedonisë.

“Është mirë që sundimi i së drejtës është kyçe në debatin politik në Maqedoni. Sundimi i së drejtës është kyçe edhe në marrëveshjen e Përzhinës, për dalje nga kriza politike”, tha Garet.

Nga ana tjetër, Johanes Rai, përfaqësues i fondacionit Konrad Adenauer, thotë që është e pakuptueshme pse Maqedonia ka nevojë për ndërmjetësues të huaj për zgjidhjen e problemit të brendshëm.

“Çdoherë kamë thënë si një i huaj, e jo si mbikëqyrës i huaj i cili ka privilegj të jetoj këtu, nuk e kuptoj pse Maqedonia nuk ka sukses pa ndërmjetësit e huaj t’i zgjidh problemet e veta”, u shpreh Johanes D. Rei, Përfaqësues i fondacionit Konrad Adenauer.

Në suaza të shënimit të 60-vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes së Romës, lëvizja Evropiane në Maqedoni e organizoi panel diskutimin në lidhje me çështjen për zhvillimin e projektit Evropian deri te formimi i Bashkësisë Ekonomike Evropiane deri më sot. Në këtë panel është shqyrtuar situata aktuale në BE, por edhe perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë./21Media

Back to top button