Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me një pikë të përbashkët kufitare! Projekti përurohet nga Rama dhe Kovaçevski

Sot është lëshuar në përdorim koncepti “One stop shop” në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, pikë kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë koncept, dy vendet do të kenë vetëm një pikë të përbashkët kufitare. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se me këtë mundësohet qarkullim më i shpejtë për qytetarët e të dyja vendeve, por edhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.

Ai sot në fjalimin e tij në pikën kufitare Qafë Thanë theksoi se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, ndërsa mundësohet qasja më e lehtë në portet dhe vendet turistike në Shqipëri.

“Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Ajo rrit shoqërimin mes njerëzve, diçka që për gjysmë shekulli i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë asokohe, por tani paraqesim shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje”, pohoi Kovaçevski.

Në pikën kufitare kishte edhe delegacion nga Shqipëria që kryesohej nga kryeministri Edi Rama./21Media

Back to top button