Maqedonia e Veriut regjistron raste të reja me Omicron dhe Fluron

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftua se në laboratorin e virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik janë detektuar 33 raste me variantin Omicron të koronavirusit, përcjell TV21. Nga MSh shtojnë se janë detektuar edhe tre raste me Fluron, respektivisht pacientë të diagnostikuar me Covid-19 dhe grip në të njëjtën kohë.
“Nga 56 mostrat e marra, pozitive me SARS CoV2, 33 ishin pozitive me variantin Omicron të virusit, që përbëjnë 59% të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, 4 nga Tetova, 2 nga Kavadari dhe 1 nga Koçani. Një kombinim i viruseve të gripit A dhe SARS CoV 2 është zbuluar njëkohësisht tek tre pacientë nga Shkupi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Back to top button