Ditë zie për Linda Halimin, humbi familjaren e ngushtë

 
Këngëtarja Lindita Halimi ka humbur një person të dashur të familjes. Gjyshja e saj është ndarë nga jeta.
Këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar fotografi me gjyshen, teksa ka shkruar se do t’i mungojë shumë.
“Nënë, Qofsh e Xhennetit! Shpirti yt nuk ka me vuajt më. Ki me na mungu shumë shumë, e jam mirënjohëse te Zoti që të paktën arrita me të taku edhe njëherë e më më thanë sa shumë më don e sa shumë të du. Zoti të Shpërbleftë me Xhennet! Ngushëllime të gjithë familjarëve”, ka shkruar këngëtarja./21Media
 

Back to top button