Maqedonia nuk do ta njohë referendumin rus

Osmani: Precedenti i këtillë i vë në rrezik vendet e vogla

Ministri i jashtëm Bujar Osmani theksoi se referendumi për anektimin e pjesëve të Ukrainës drejt Rusisë, është precedent i rrezikshëm dhe Maqedonia nuk do ta njohë atë. Me këtë cenohet e drejta ndërkombëtare dhe vihen në rrezik vendet e vogla nga anektimi i mundshëm nga vendet më të mëdha, tha shefi i diplomacisë maqedonase. Osmani këtë e tha pas kthimit nga Nju Jorku ku mori pjesë në Kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të bashkuara ku tema kryesore ishte pikërisht pushtimi rus ndaj Ukrainës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button